Çfarë Ofrojmë

Punojmë me të gjitha llojet e bizneseve - nga dyqanet e vogla tek kompanitë e mëdha. Çdo shërbim e ndërtojmë bashkë me ju, duke përdorur teknologjinë më të mirë.

Firdeus Security services overview

Si Punojmë Ne

Kemi një metodë të sigurt për të gjetur zgjidhjen e përsosur për nevojën tuaj të sigurisë.

1

Analizojmë Vendin

Vizitojmë dhe analizojmë çdo cep të biznesit tuaj për të kuptuar ku duhet siguria.

2

Gjejmë Problemet

Identifikojmë pikat e dobëta dhe vendet që mund të kenë probleme sigurie.

3

Krijojmë Planin

Hartojmë zgjidhjen e përsosur me pajisjet dhe shërbimin që ju duhet.

4

Mbikëqyrim Konstant

Kontrollojmë që gjithçka të funksionojë si duhet dhe jemi gjithmonë gati për ndërhyrje.

Premtimet Tona

Puna jonë ndikon pozitivisht jo vetëm te klientët tanë, por edhe te komuniteti. Jemi të përkushtuar të dalim në krye në:

Ndershmëri
Sjellje Profesionale
Kujdes i Vazhdueshëm
Cilësi për Pagesën
Bashkëpunim
Our responsibilities

Shërbimet tona

Ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme të mbrojtjes:

Ruajtje e specializuar nga oficerë të trajnuar posaçërisht në fushën e sigurisë

Shërbimet janë të përshtatura sipas kërkesave të biznesit dhe nevojave të sigurisë, të cilat janë të shumëllojshme dhe të ndryshme rast-pas-rasti. Ato mund të përfshijnë lloje të ndryshme të kontrollit të hyrje / daljeve me ose pa mbështetje teknike, ose shërbime të orientuara, për shembull, në mjedise publike, ose ruajtje/monitorimit të pajisjeve dhe elementëve kritike të bizneseve.

Qendër Kontrolli 24/7
Reagim të Shpejtë
Bashkëpunim me Policinë
Koordinim me Urgjencën
Ruajtje e specializuar nga oficerë të trajnuar posaçërisht në fushën e sigurisë

Mbrojtja me anë të oficerëve të sigurisë në lëvizje (grupet e gatshme)

Ne ofrojmë shërbime të shumëfishta, me oficerë sigurie ndaj disa klientëve në zona të caktuara pavarësisht shtrirjes gjoegrafike. Oficerët e sigurisë kryejnë patrullim përgjatë 24 orëve në 7 ditët e javës, sigurojnë prezencë në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër, garantojnë pengimin e mëtejshëm të pasojave në objekt.

Patrullime pa Pushim
Reagim Brenda Minutave
Mbulojnë Gjithë Zonën
Parandalojnë Problemet
Mbrojtja me anë të oficerëve të sigurisë në lëvizje (grupet e gatshme)

Mbrojtje dhe monitorim me sistem alarmi

Shërbimi i mbrojtjes dhe monitorimit me anë të sistemeve të alarmit, realizohet nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm me mbështetje teknologjike dhe verifikimeve me anë të grupeve të gatshme. Kur një alarm i këtij lloji shkaktohet në objektin e klientit, grupet e gatshme nëpërmjet reagimeve të shpejta, veprojnë sipas udhëzimeve të përcaktuara. Grupet e gatshme mbajnë komunikim të vazhdueshëm me qendrën e monitorimit të alarmeve (qendrën e kontrollit), dhe nëse është e nevojshme të bashkëveprohet me policinë e shtetit, repartin zjarr-fikës dhe urgjencën mjekësore.

Sisteme CCTV të Avancuara
Monitorim në Distancë
Reagim në Kohë Reale
Mbrojtje në Distancë
Mbrojtje dhe monitorim me sistem alarmi

Mbrojtje dhe monitorim me shërbimin e survejimit audio-viziv (CCTV)

Ky shërbim mundëson monitorimin e objekteve me sisteme të avancuara audio-vizive CCTV, duke siguruar mbrojtje në distancë dhe veprim në kohë reale ndaj ngjarjeve dhe incidenteve të ndryshme.

Oficerë sigurie, ekipe gati për veprim, menaxherë shërbimi
Sisteme alarmi, njoftim paniku, CCTV, Roje Aktive
Rrjet komunikimi modern (GPRS, Radio, Internet, GPS)
Teknologji e avancuar dhe staf i trajnuar për ndihmë të parë
Bashkëpunim i plotë me policinë e shtetit
Mbrojtje dhe monitorim me shërbimin e survejimit audio-viziv (CCTV)

Mbjojtje individuale e personalizuar

Ky shërbim konsiston në mbrojtjen personale të individëve dhe personaliteteve të cilët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme. Oficerët e sigurisë kanë një profil të natyrshëm dhe nivel gjykimi të lartë për të siguruar mbrotjen e individit kohë-pas-kohë. Kjo lloj mbrojtje realizohet duke kushtëzuar sa më pak mënyrën e jetesës së individit.

Mbrojtje Ekzekutive
Shërbime Sigurie VIP
Qasje Miqësore ndaj Stilit të Jetës
Oficerë Shumë të Aftë
Mbjojtje individuale e personalizuar

Sisteme Zjarri

Ne ofrojmë zgjidhje profesionale të mbrojtjes nga zjarri me pajisje moderne për zbulim të hershëm, alarmim dhe reagim automatik. Sistemet tona garantojnë ndërhyrje të shpejtë, mbrojtje të njerëzve dhe reduktim të dëmeve materiale. Çdo instalim përshtatet sipas tipologjisë së objektit dhe standardeve ndërkombëtare të sigurisë.

Zbulim i Hershëm
Alarm & Evakuim i Sigurt
Aktivizim Automatik (sprinkler, gas)
Mirëmbajtje & Testim Periodik
Sisteme Zjarri

Access Control

Zgjidhjet tona të kontrollit të hyrjeve sigurojnë menaxhim të plotë të aksesit në çdo ambient. Teknologjitë e avancuara (kartela, PIN, biometri) lejojnë monitorim 24/7 dhe regjistrim të saktë të hyrje-daljeve. Sistemet integrohen lehtësisht me CCTV dhe alarmet e sigurisë për mbrojtje të shtuar.

Kontroll i Pikave Kyçe të Hyrjes
Gjurmim & Raportim në Kohë Reale
Integrim me CCTV & Alarm
Siguri Kibernetike & Identitet i Mbrojtur
Access Control
Security team

Gati të Siguroni Biznesin ose Sigurinë tuaj Personale?

Na kontaktoni sot për të diskutuar nevojat tuaja të sigurisë dhe zbuloni se si shërbimet tona gjithëpërfshirëse mund të ofrojnë mbrojtjen që kërkoni.

Na Kontaktoni